O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë – Serbi, një mundësi e humbur
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha se moszbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është mundësi e humbur nga të dyja vendet.
O’Brien, në një postim në rrjetin X ka shpërndarë deklaratën e shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimi të përbashkët me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pasi që ato dështuan.
Ai tha se palët duhet të ripërkushtohen për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Takimi i së mërkurës nënvizoi faktin se palët duhet të ripërkushtohen për të trajtuar problemet dhe për të ndjekur mundësitë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”.