”Oasis” shtojnë koncertet për shkak të kërkesës së paprecedentë
“Oasis” kanë njoftuar edhe tre data të tjera në Mançester, Londër dhe Edimburg për turneun e ribashkimit të grupit pop.
Noel Gallagher postoi në X duke thënë se “për shkak të kërkesës së paprecedentë” në ”Heaton Park”, më 16 korrik, ”Wembley” më 30 korrik dhe stadiumin ”Murrayfield” më 12 gusht janë shtuar në listën e koncerteve.
Biletat nuk kanë dalë ende në shitje, por ”Oasis” ftuan fansat të aplikojnë.
Noel dhe vëllai i tij, Liam e lanë pas ndarjen e tyre të ashpër, duke konfirmuar ribashkimin e shumëpritur të grupit dhe duke thënë se “pritja e madhe ka mbaruar”.
Çmimet e biletave për turneun e ”Oasis Live 25” pritet të shpallen sot, përpara se fansat me fat të njoftohen me email se kanë siguruar mundësinë e marrjes së biletave.
Nuk është bërë e ditur se kush do të performojë me Liam dhe Noel si pjesë e ”Oasis”.
Fansat u janë lutur vëllezërve që të rigrupohen që kur u shpërndanë, të nxitur nga një përleshje në prapaskenë në festivalin ”Rock en Seine” në Paris.
Megjithëse fansat kanë qenë pozitivë për një ribashkim, janë ngritur shqetësime për çmimet e larta të biletave dhe akomodimin dhe perspektivën që Liam dhe Noel të kenë një tjetër mosmarrëveshje, raporton atsh.