“O pis”, shpërthen debati mes Laertit dhe Jozit

“O pis”, shpërthen debati mes Laertit dhe Jozit

Ka agravuar debati mes Jozit dhe Laertit, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.

Aktori iu drejtua Jozit duke i thënë “shko ku je mësuar me 500 femra, unë jam mësuar me nënën time”. Mesa duke kjo ka nxehur gjakrat, ku këngëtari iu përgjigj duke e ofenduar me fjalën ‘o pis’ dhe ‘s’ke karakter’.

Në debat është përfshirë dhe Rozana, e cila i tha Laertit ‘Po merresh me një njeri që nuk di të lidhë dy fjalë’.

Pjesë nga debati:

Laerti: Shko lexo ndonjë libër, ose më mirë vetëm këndo. Mos fol

Jozi: Kam lexuar shumë.

Laerti: Ti ke vajtur me shumë femra. Me 500 femra. Ke marrë 500 femra nëpërkëmbë. More vesh!? A qenkam mashkull i poshtër unë? Se u përpuqa ta puthja? Ti më përqafojë deri dje dhe në ‘prime’ më the ‘je burrë i poshtër’.

Jozi: Ti ske karakter

Rozana: Ti po diskuton me një njeri që nuk ia vlen të diskutohet

Laerti: E di si shan ti? Ti shan si ato shtrigat në përralla. Nuk të kam sharë asnjëherë.

Jozi: Shko atje ku je mësuar

Laerti: Ti shko atje ku je mësuar, me ato 500 femrat, unë jam mësuar me nënën time.

Rozana: Po merresh me një njeri që nuk di të lidhë dy fjalë.

Jozi: O pis!

Laerti: Mua më the ‘o pis?”

Jozi: Sepse i tillë je

Share This