NYT: Plan sekret i Kievit kundër Rusisë, Moska paralajmëron Pentagonin

NYT: Plan sekret i Kievit kundër Rusisë, Moska paralajmëron Pentagonin

Ministri rus i Mbrojtjes, Andriy Belousov telefonoi shefin e Pentagonit, Lloyd Austin në fillim të këtij muaji për ta paralajmëruar atë për një operacion sekret që Ukraina po përgatitej kundër Rusisë, shkruan “New York Times” (NYT), që citon tre zyrtarë amerikanë.

“Më 12 korrik, Austin mori një kërkesë të pazakontë nga Belousov”, komenton gazeta.

Sipas burimeve, ministri rus paralajmëroi Uashingtonin për përgatitjet e Kievit për një operacion sekret kundër Rusisë, për të cilin ai besonte se kishte miratimin e amerikanëve.

Belousov pyeti Austin nëse Pentagoni ishte në dijeni të operacionit duke paralajmëruar se ai mund të çonte në një përshkallëzim të tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit.

“Zyrtarët e Pentagonit ishin të befasuar nga pretendimet e Belousov dhe nuk ishin në dijeni të operacionit”, shkruan NYT duke shtuar se “por çfarëdo që Belousov tha u mor mjaft seriozisht sepse amerikanët kontaktuan me ukrainasit dhe në thelb ishin kundër”.

Gazeta shpjegon se pavarësisht varësisë së thellë të Ukrainës nga SHBA për mbështetje ushtarake, informacionesh sekrete dhe diplomatike, zyrtarët ukrainas janë “jo gjithmonë transparentë” me homologët e tyre amerikanë në lidhje me operacionet e tyre ushtarake, veçanërisht ato të drejtuara kundër objektivave ruse pas linjave të armikut.

“Zyrtarët ukrainas dhe Kremlini refuzuan të komentojnë rrjedhjen, ndërkohë që Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj një kërkese për koment”, raportoi gazeta. /atsh/

Share This