Nxiste urrejtje ndaj të huajve, Gjermania mbylli revistën `Compact’
Qeveria gjermane ka ndaluar revistën ekstremiste të djathtë “Compact”, duke e akuzuar atë për nxitje të urrejtjes ndaj hebrenjve, myslimanëve dhe të huajve, duke minuar demokracinë kushtetuese të vendit.
Në atë që ajo e quajti një “goditje të fortë” kundër së djathtës ekstreme, ministrja e brendshme, Nancy Faeser, urdhëroi bastisje në katër shtete gjermane në pronat e lidhura me revistën, e cilia është ideologjikisht e afërt me partinë Alternative für Deutschland (AfD) dhe promovon ardhjen e saj në pushtet.
Faeser tha se ndalimi i saj është provë se qeveria po “po ndërmerr veprime kundër zjarrvënësve intelektualë që duan të nxisin një klimë urrejtjeje dhe dhune kundër refugjatëve dhe emigrantëve dhe të mundin shtetin tonë demokratik”.
Ministria nxori jashtë ligjit ‘Compact’-in, që u themelua në vitin 2010, si dhe kompaninë që e boton atë, ‘Compact-Magazin GmbH’ dhe një kompani të lidhur me te, Conspect Film.
Nga orët e vona të mëngjesit të së martës, faqja e internetit e “Compact” nuk funksionoi, por llogaria e tij X ishte ende e aksesueshme. Platformat Facebook dhe Instagram të Metës hoqën llogaritë e “Compact” në 2020 për përdorimin e gjuhës së urrejtjes.
Lëvizja e papritur erdhi si befasi duke pasur parasysh se revista tashmë ishte klasifikuar si “ekstremiste” nga mbikëqyrësi vendas i sigurisë në vitin 2021, por ishte ende gjerësisht e disponueshme në shitëset e gazetave në të gjithë vendin, e shfaqur dukshëm në raftet pranë botimeve kryesore.
Revista mujore, me një tirazh rreth 40 mijë, e quante veten “zëri i rezistencës”,ndërsa ushqente teori konspirative raciste, antisemitike, anti-muslimane dhe nacionaliste të së djathtës ekstreme.
Numri i fundit në kopertinë shfaqi titullin “Gjermania për gjermanët”, një slogan i vjetër nazist. Redaktori dhe CEO i “Compact”, Jürgen Elsässer, një ish-majtist që u kaloi në ekstremin djathtë dhe tani bën thirrje për “përmbysjen e siç thotë regjimit” në Gjermani, mund të apelojë kundër ndalimit. Ai gjithashtu është një mbështetës i zëshëm i Vladimir Putin dhe Donald Trumpit.