Nxënësve të Prishtinës dyshohet se iu zhvatën mbi 60 mijë euro

Nxënësve të Prishtinës dyshohet se iu zhvatën mbi 60 mijë euro

Janë rreth 2 mijë nxënës maturantë të katër gjimnazeve të kryeqytetit të cilët janë zhvatur nga drejtorët e shkollave në bashkëpunim me komisionin vlerësues të ofertave gjatë organizimit të ekskursionit pesë ditor në Shqipëri.

Ashtu, edhe siç kanë raportuar shumë media gjatë ditëve të kaluara gjimnazi “Gjin Gazulli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, gjimnazi “Ahmet Gashi” si dhe gjimnazi “Xhevdet Doda” për t’i dërguar rreth 2000 nxënës në Shqipëri, tenderin ia kanë dhënë kompanisë “Shpejtimi” e cila ka pasur çmimin më të lartë, pra prej 149 euro, ndonëse në garë ka pasur edhe kompani tjera që kanë ofertuar me çmim më të lirë prej 30 euro, por çuditërisht ofertat e kompanive të tilla janë refuzuar nga drejtoret e shkollave të cilët tashmë një kohë të gjatë për t’i dërguar maturantet në Shqipëri zgjedhin kompaninë “Shpejtimi”, deri sa për akomodim në Shqipëri si zakonisht hotel “Bonita” në Golem, shkruan indeksonline.

Në bazë të një kalkulimi  të thjeshtë del se nxënëseve të gjimnazeve vetëm me rastin e organizimit të ekskursionit pesë ditorë në Shqipëri duke e zgjedhur kompaninë më çmimin më të lartë iu janë zhvatur më shumë se 60 mijë euro.

Burime të besueshme të portalit bëjnë të ditur se tashmë njëra prej kompanive që ka qenë pjesë e garës Er-Lines ka dorëzuar në prokurori dosjen e madhe për keqpërdorime të mëdha financiare në rastin e  organizimit të ekskursionit.

Madje një gjë të tillë edhe vetë ai e kishte deklaruar para disa ditësh për portalin FrontOnline.

Ai kishte deklaruar se tash e një kohë të gjatë kërkon qasje në dokumentet e kompanisë fituese, por një gjë të tillë në kundërshtim me ligjin ai kanë pamundësuar drejtoret e shkollave të cilët janë kujdesur të zgjedhin kompaninë më çmim më të lartë duke dëmtuar rëndë xhepin e varfër të nxënëseve maturantë.

Gjithashtu rreth këtij skandali të madh financiar FrontOnline, por edhe media të tjera kishin kërkuar të marrin edhe një përgjigje nga komuna e Prishtinës, por këta të fundit kanë zgjedhur heshtjen karshi kësaj zhvatje të madhe të nxënëseve.

Gjatë ditëve në vijim do të publikojmë dokumente dhe dëshmi të shumta rreth këtij skandali të madh ku nxënëseve të Prishtinës iu janë zhvarur më shumë se 60 mijë euro.

Share This