Nxehtë edhe sot në Kosovë e Shqipëri

Nxehtë edhe sot në Kosovë e Shqipëri

Në Kosovë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor.

Sipas këtij Instituti temperaturat minimale do të sillen mes 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Edhe në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17-22 gradë Celsius ndërsa ato maksimale 37-39 në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Share This