Nunez shtang Newcastle-n, fitore drithëruese e Liverpoolit
Derbi i madh anglez mes Newcastle-s dhe Liverpoolit është mbyllur me fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp, me rezultat 1-2, sfidë kjo e zhvilluar të dielën pasdite në kuadër të Premier Leagues.
Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha në Premier League, ka dhuruar një superndeshje me aksion të mira, raste të shumta dhe tre gola të shënuara.
Gordon (25’), zhbllokojë lojën duke kaluar skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Sfidë dramatike ka sjell edhe fraksioni i dytë i këtij dueli. “The Reds” përmes Nunez (81’), gjeten golin e barazimit, derisa i njëjti lojtar shtangu Newcastle-n, duke shënuar golin e dytë për fitoren e Liverpoolit në kohën shtesë.
Duhet cekur se Liverpool nga minuta e 28-të luajti më një lojtar më pak në terren pasi që Van Dijk u ‘skuq’.
Pas kësaj fitore, Liverpool arrin në kuotën e pesë pikëve në vendin e nëntë, kurse, Newcastle ka një pikë më pak në vendin e 10-të.