
Numërohen 23.4% e votave me postë, këto janë rezultatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë përditësimin e fundit për votat e diasporës përmes postës.
Sipas përditësimit të KQZ-së, të orës 17:14, nga 23.4 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.30 %për qind apo 5 mijë e 970 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.19 për qind apo me 3 mijë 535 vota, Partia Demokratike e Kosovës me 8.09 për qind apo 980 vota të marra deri më tani, partia e katërt është AAK-ja me 710 vota apo 5.86 për qind.