“Nuk të lejoj të shkosh te Real Madridi”, si Alex Ferguson e pengoi largimin e Cristiano Ronaldos

“Nuk të lejoj të shkosh te Real Madridi”, si Alex Ferguson e pengoi largimin e Cristiano Ronaldos

Ish trajneri legjendar Sir Alex Ferguson ka treguar se si e pengoi për një vit largimin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi shkaku i ish presidentit Ramon Calderon.

Ferguson në autobiografinë e tij ka shkruar për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke e vlerësuar si lojtari me i talentuar që ka menaxhuar ndonjëherë.

Ferguson ka treguar se Ronaldo kaloi te Real Madridi vetëm shkaku i Florentino Perezit për një vlerë rekorde atëkohë, shkaku që Perez dëshironte t’i dëshmonte botës se janë klubi më i madh në botë.

“Cristiano ishte lojtari më i talentuar që kam menaxhuar. Ai i kalonte të gjithë ata që i trajnova te United, dhe unë kisha shumë të tjerë”.

“Të vetmit që i afrohen janë disa nga akademia, si Paul Scholes dhe Ryan Giggs sepse kanë kontribuar te Man Unitedi për dy dekada”.

“Real Madrid pagoi 80 milionë funte në vitin 2009 dhe a e dini pse? Ishte sepse Florentino Perez, presidenti i tyre i tha botës: “Jemi Real Madridi, më të mëdhenjtë për shumë gjëra”.

“Ramon Calderon, ish presidenti kishte deklaruar një vit më parë se Cristiano një ditë do të ishte lojtar i Real Madridit. Shkova në shtëpinë e Carlos Queiroz në Portugali për të mësuar për dëshirën e lojtarit që të shkonte te Real Madrid, dhe i thashë:

“Nuk mund të shkosh te Real Madrid këtë vit, assesi pasi Calderon mori atë qëndrim. I thashë “E di që dëshiron të shkosh te Real Madrid, por më mirë të vrasë sesa të shes te ai djalë tani. Nëse përformon dhe vjen dikush që ofron një vlerë rekorde, atëherë të lë të largohesh”.

“Bëra mirë që e qetësova. I thashë arsyeja që po refuzoja ta shisja ishte shkaku i Calderonit”.

“I thashë: “Nëse e bëj këtë, atëherë nderi im ik, të gjitha largohen dhe as që më intereson nëse qëndron në stol. E di që nuk do të vjen deri në atë pikë, por dua vetëm të të them se nuk të lejoj të largohesh këtë vit”.

Një vit më vonë, pra më 2009 – Ronaldo kaloi te Real Madrid ku bëri historinë duke fituar katër herë Ligën e Kampionëve, Topin e Artë si dhe shumë trofe të tjerë.

Përndryshe, lojtari edhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me plot 450 gola. /nacionale/

Share This