“Nuk preferoj të ulëras gjatë lojës”, Kane: Kur jam në fushë dua t’i ndihmoj të gjithë
Harry Kane u transferua këtë verë nga londinezët e Tottenham te “baverzët” e Bayern Munich për shumën e 100 milionë eurove dhe menjeherë sulmuesi ka shpalosur aftësitë e tij në Gjermani teksa numëron 3 gola në dy ndeshjet e para në Bundesligë.
Në një intervistë për mediat vendase, “bomberi” 30-vjeçar thekson se atij i pëlqen të jetë lider i skuadrës ndërsa shtoi se nuk është nga ata që i pëlqen të “ulërasë” në fushë, por preferon të jetë shembull me sakrificën e tij.
“Mund të jesh një lider në shumë mënyra, disa preferojnë të ulërasin në fushë. Nuk është ky rasti im, unë preferojë të udhëheq duke qenë një shembull në stërvitje dhe në ndeshje. Po i njoh më mirë shokët e skuadrës dhe për mua nuk ka rëndësi nëse jam te Anglia apo te Bayern, dua të udhëheq duke dhënë shembullin e mirë.
Kur jam në fushë dua që t’i ndihmoj të gjithë. Këtu te Bayern ka shumë lider dhe kjo është pozitive, ne flasim dhe shkëmbejmë ide se si mund të përmirësohemi. Nuk e kam problem që jam i ri në skuadër, unë gjithmonë do ta them mendimin tim”, u shpreh Kane.