Nuk po rinovon me Atleticon, Juventusi dhe Milani gati të përfitojnë

Nuk po rinovon me Atleticon, Juventusi dhe Milani gati të përfitojnë

Sirena italiane për Mario Hermoson. Qendërmbrojtësi spanjoll (luan edhe si i majtë) ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Atletico Madrid, klub ku luan prej verës së vitit 2019.

28-vjeçari ka refuzuar deri tani propozimet e kontratës së re. Dhe nëse nuk rinovon, atëherë do të largohet me parametra zero.

Juventusi e pëlqen, teksa së fundmi ka interesim edhe nga Milani. Me kuqezinjtë që kërkojnë një qendërmbrojtës për sezonin e ardhshëm.

Por dy klubet e mëdha italiane duhet të kenë kujdes nga Aston Villa, që ka nisur prej kohësh bisedimet me agjentin e Hermosos.

Për momentin, anglezët janë të avantazhuar në krahasim me Juven dhe Milanin për të firmosur me futbollistin nga Madridi. Autor i 5 ndeshjeve me kombëtaren spanjolle.

Share This