“Nuk po bën diferencën, jemi larg Mbappe-së së frikshëm”

“Nuk po bën diferencën, jemi larg Mbappe-së së frikshëm”

PSG përmbysi 1-4 Barcelonën dhe siguroi rikthimin pas tri vitesh në gjysmëfinalet e Champions League.

Tifozët e kampionëve të Francës kanë nisur të ëndërrojnë për suksesin e parë historik në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Christophe Dugarry nuk i kursen kritikat për Kylian Mbappe. Autor i dy golave në suksesin me “poker” në Barcelonë.

“E pashë të përfshirë, ai luajti ndeshjen e tij, por është ende larg të madhit Kylian Mbappe… Jemi larg paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

Gjithsesi, ky nuk është një problem në këto lloj ndeshjesh, sepse shokët e skuadrës ishin në lartësinë e duhur. Duke kompensuar një Mbappe mediokër.

Kylian nuk po bën më diferencën me driblimet e tij, u bënë disa javë që nuk po arrin të bëjë diferencën. Por më pëlqeu grinta që shfaqi.

Më pëlqeu në disa duele, u shfaq agresiv. E pashë që sakrifikoi duke vrapuar. Edhe Mbappe ka të drejtën të jetë ‘i keq’ në raste të caktuara”, deklaroi Dugarry.

Share This