
Nuk ndalet Ronaldo, shënon golin e parë si 40-vjeçar
40 vite, por që nuk ndikojnë aspak. Cristiano Ronaldo shënoi në ndeshjen e kampionatit saudit mes Al-Nassr dhe Al Feiha dhe nëna e tij Maria Dolores ishte në tribunë me krahët e ngritur lart. 924 gola në karrierë për kampionin portugez
Në fitoren 3-0 të ekipit të trajnerit Stefano Pioli, blerja e re, Jhon Duran shënoi dygolësh. Kolumbiani u ble nga Aston Villa për 77 milionë euro.
Al-Nassr është në vendin e tretë në Ligën Pro Saudite, 8 pikë prapa liderit Al Ittihad dhe 5 nga Al Hilal (kanë një ndeshje më shumë për të luajtur).