Nuk ndalet Manaj, shënon një tjetër gol në Turqi

Nuk ndalet Manaj, shënon një tjetër gol në Turqi

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj nuk ka të ndalur në futbollin e Turqisë.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, po bën njërin ndër sezonet më të mira në karrierën e tij.

Manaj sërish ka gjetur rrugën e golit për Sivasspor. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 69-të për epërsinë se skuadrës së tij prej 3-1 ndaj Pendikspor.

Ky është goli i 15-të i Manajt në elitën e futbollit turk.

Share This