Nuk ndalet Liverpool, mposht Bournemouth

Nuk ndalet Liverpool, mposht Bournemouth

Mohamed Salah ka qenë protagonist absolut në fitoren e Liverpool  me rezultat 2-0 ndaj Bournemouth, duke shënuar të dy golat në “Vitality Stadium”.

Me këtë rezultat, skuadra e Arne Slot e ka çuar në nëntëmbëdhjetë ndeshje serinë e pamposhtur në Premier League. Gjithashtu i ka dhënë fund ecurisë pozitive të Bournemouth, që nuk kishte humbur që nga nëntori.

Bournemouth e ka nisur takimin me vetëbesim të madh, pas dy fitoreve të fundit radhazi. Vendasit kanë qenë pranë avantazhit me Antoine Semenyo, i cili e ka goditur shtyllën.

Megjithatë, entuziazmi në stadium është shuar në minutën e tridhjetë, kur gjyqtari Darren England ka akorduar një penallti për Liverpool, pasi Lewis Cook e ka penguar Cody Gakpo brenda zonës.

Mohamed Salah është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar një goditje të pakapshme për portierin vendas.

Bournemouth ka menduar se e kishte barazuar rezultatin me David Brooks pas një pasimi nga Milos Kerkez, por goli është anuluar për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Skuadra vendase uka shkuar në pushim me disavantazh.

Në pjesën e dytë, Liverpool ka rrezikuar ta humbiste avantazhin, por portieri Alisson Becker ka bërë një ndërhyrje vendimtare ndaj Semenyo, duke ruajtur epërsinë e ngushtë të “The Reds”.

Bournemouth ka vazhduar të ushtrojë presion dhe ka qenë shumë pranë golit të barazimit menjëherë pasi Trent Alexander-Arnold është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një lëndimii. Marcus Tavernier ka provuar me një goditje të harkuar, e cila është ndalur nga shtylla. Topi i kthyer ka përfunduar te Justin Kluivert, por holandezi ka shpërdoruar mundësinë duke goditur mbi portë.

Gabimet e Bournemouth janë ndëshkuar në minutat e fundit, kur Mohamed Salah ka realizuar një tjetër gol, duke vulosur fitoren e Liverpool dhe duke i dhënë fund serisë prej njëmbëdhjetë ndeshjesh pa humbje të Bournemouth në kampionat.

Me këtë fitore, Liverpool e thellon diferencën në krye të renditjes në nëntë pikë para Arsenal në vendin e dytë, ndërsa Bournemouth gjendet në vendin e shtatë.

Share This