Nuk ndalet Girona, gjunjëzon edhe Alaves, i rimerr kreun Realit
Girona vazhdon të dhurojë spektakël në këtë sezon të La Ligas.
Pasi i shënoi katër gola Barcelonës në shtëpinë e “Bluagranave”, gjunjëzoi pa probleme në shtëpi edhe Alavesin (3-0), duke ruajtur vendin e parë në renditje, që për 24 orë ia mori Reali.
Skuadra katalanase hipotekoi suksesin praktikisht që në pjesën e parë me golat e Dovbyk (23’) dhe Portu (42’).
Shpresat e Alavesit për të bërë ndonjë surprizë u shuan plotësisht kur futbollisti ukrainas, Dovbyk, autor i golit të parë, vulosi rezultatin 3-0 në minutën e 59-të me 11-metërsh.
Girona me këtë fitore parakalon Realin e Madridit, duke kryesuar e vetme me dy pikë më shumë se “Los Blanco”.