Nuk luan që nga viti 2022, një emër i njohur drejt rikthimit në fushë

Nuk luan që nga viti 2022, një emër i njohur drejt rikthimit në fushë

Një rikthim i bujshëm mund të konkretizohet në ditët e ardhshme.

Ricardo Quaresma, anësori portugez që mes shumë skuadrave ka luajtur edhe me Interin, është shumë pranë rikthimit te Besiktas, një klub të cilin e njeh mirë.

40-vjeçari ka zbritur për herë të fundit në fushë në një ndeshje zyrtare në 15 maj të vitit 2022 me fanellën e Vitoria Guimaraes. Që nga ajo kohë ka qëndruar duke vëzhguar, duke pritur ofertën e duhur për tu rikthyer në futbollin e madh.

Sipas “O Jogo”, tratativat mes palëve janë në fazë të avancuar dhe pritet që shumë shpejt Quaresma të bashkohet me skuadrën turke që drejtohet nga Fernando Santos. Një njohje e vjetër e lojtarit, pasi së bashku kanë fituar Kampionatin Europian me Portugalinë në vitin 2016.

Quaresma ka luajtur me Besiktas në dy etapa të karrierës së tij në sezonet 2010-2012 dhe më pas në sezonet 2016-2019. Me skuadrën nga Stambolli portugezi ka fituar 2 kampionate në Turqi.

Share This