“Nuk kam pranuar asnjëherë kërkesa nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur Urën e Ibrit”

“Nuk kam pranuar asnjëherë kërkesa nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur Urën e Ibrit”

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se asnjëherë nuk ka pranuar ndojnë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos hapet për qarkullim Ura e Ibrit.

Në një konferencë për media gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, ajo ka theksuar se përfaqësuesit amerikanë në bashkëbisedimet me të dëshirojnë që të bëhet një plan i përbashkët i zbatimit me institucionet kosovare për hapjen e urës në fjalë.

“Në takimet e mia me përfaqësues të ShBA-së asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës. Përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve  në Bruksel  të cilat kanë paraprarë hapjen e urës, por sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë të ulemi bashkë, dhe i luten Kosovës që të ulemi bashkë”, ka thënë Osmani.

Share This