“Nuk kam ide”, Van Dijk i pasigurt për të ardhmen te Liverpooli

“Nuk kam ide”, Van Dijk i pasigurt për të ardhmen te Liverpooli

Kapiteni i Liverpoolit Virgil van Djik e ka pranuar se ende ka dyshime për të ardhmen, me kontratën që do t’i skadojë në fundin e sezonit.

Holandezi është pjesë e “Reds” që shtatë vite, ku ka zhvilluar 300 paraqitje, ndërsa padyshim ka qenë pjesë e epokës më të suksesshme që nga 1980.

Mirëpo, ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, me 33-vjeçarin që është i lirë për të negociuar me klube jashtë Anglisë.

“E ardhmja? Nuk kam ide. Edhe sa lojë këtë sezon? Shpresoj që këto të jenë të garantuar dhe pastaj nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja”, deklaroi Van Dijk.

“Përqindja më e lartë në 300 paraqitje? Kjo tregon se kam bërë mirë. Është statistikë e mirë për të pasur. Do të vazhdojmë. Fitore e mirë dhe të fokusohemi te e radhës”.

“Ndoshta do të pi një gotë verë për të festuar paraqitjen e 300-të me gruan time, por kjo është e tëra. Do të vjen një ditë që do të reflektojë se çka po ndodhë me mua te Liverpooli”.

Liverpooli mbetet kandidat për të fituar katër trofetë e mëdhenj në sezonin e parë të Arne Slot, gjë që s’e ka arritur asnjë klub në histori.

Share This