Nuk ka të ndalur Leverkuseni i Xhakës, afër finales së madhe të Kupës së Gjermanisë
Mund të thuhet me plot gojë se po kalojnë sezonin e tyre më të mirë në histori, nëse gjithçka vijonë në këtë mënyrë.
“Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë siguruar një tjetër fitore këtë sezon, duke vijuar të mbeten të pamposhtur, teksa “viktima” e radhës së djemve, të Xabi Alonso ka qenë skuadra e Fortuna Dusseldorf, në gjysmëfinalen e DFB Pokal.
“Superylli”, Florian Wirtz, me një dopietë në minutat 36’ e 60’, të sfidës si dhe me një asist për Amine Adli, në minutën e 20’-t ishte padyshim në fitoren me “poker”, 4 me 0, ndaj skuadrës së Bundesliga 2, teksa për të plotësuar rezultatin e frikshëm mendoi anësori holandez, Jeremie Frimpong, me golin e tij, në minutën e 7’-të, të pjesës së parë.
Teksa janë vetëm 3 fitore larg sigurimit të titullit të parë kampion, në historinë e tyre, tashmë “Aspirinat” janë vetëm 90 minuta larg, një tjetër trofeu, Kupës së Gjermanisë, teksa në finalen e këtij kompeticioni do të kenë një kundërshtar goxha të lehtë, si Kaiserslautern, me sfidën që do të zhvillohet, më 25 maj, në “mitikun” e Berlinit, “Olympiastadion”.