Nuk ka pushim për Yamal, Flick: Nuk ka nevojë
Lamine Yamal nuk ndalet asnjëherë dhe po ashtu nesër(e mërkurë) duhet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e javës së shtatë të La Ligës kundër Getafes.
Hansi Flick e bëri të ditur në konferencën për shtyp: “Do të shohim nëse do të pushojë apo jo. Për momentin nuk duket se ka nevojë. Ai është mirë dhe ndihet mirë. Do ta vlerësojmë, por unë nuk mendoj se do të ketë këtë nevojë nesër”.
Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të fillojmë mirë, me njëmbëdhjetëshen më të mirë. Ai po bën gjëra të pabesueshme, ashtu si edhe lojtarët e tjerë. Ne duhet të vazhdojmë me këto shfaqje. A është më i miri në botë? Unë besoj se cilësia nuk ka të bëjë fare me moshën. Në moshën e tij ai po bën gjëra të pabesueshme, ai mund të bëhet më i miri në të ardhmen. Jam 100% i sigurt për këtë”.