“Nuk ka lidhje me gruan time”, Xhaka flet për kalimin te Leverkusen: Doja të ndryshoja ambient
Pas 7 sezonesh te “topçinjtë” e Arsenal, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka vendosi të rikthehej në Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga e më konkretisht tek “aspirinat” e Bayer Leverkusen.
Për mediat gjermane, Xhaka ka treguar më shumë mbi arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi, teksa theksoi e se bëri këtë zgjedhje për të ndryshuar ambient dhe se nuk ndikoi fakti që gruaja e tij jeton në Gjermani.
“Erdha te Bayer Leverkusen sepse isha në kërkim të një sfide të re. Ndjeva se pas 7 vitesh koha ime në Arsenal kishte mbaruar. Erdha këtu si një futbollist dhe një person me përvojë, të tjerët shohin se unë mund t’u jap atyre diçka nga ajo që kam mësuar, është pjesë e rolit tim këtu.
Ka pasur nga ata që shkruanin se po kthehesha në Gjermani për gruan time, por kjo nuk është e vërtetë. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur që jetonte në Londër, por vendimi u mor vetëm nga ana e profesionale. Ishte një kalim i lehtë, pasi firmosa me një nga klubet më të mira në Gjermani. Te Bayer Leverkusen ne punojmë të qetë, nuk ka kaosin që përjetohet në klubet e tjera. Tek Arsenal presioni është tjetër”,- u shpreh Xhaka.