
Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve
Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.
Në sallë ishin 92 deputetë. Vetëm 54 deputetë kanë votuar për komisionin për votim të fshehtë, nuk ka pasur kundër dhe abstenim, ndërkohë seanca do të vazhdojë sërish pas 48 orësh.
Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj në orën 10:00, raporton rtk.