Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 13 përpjekjeve

Deputetët sot nuk arritën ta konstituuoin Kuvendin e Kosovës, as pas 13 përpjekjeve.

Dështon edhe përpjekja e 13-të, vetëm 56 deputetë kanë votuar për komisionin për votim të fshehtë, 1 deputetët ka qenë kundër, ndërkohë seanca do të vazhdojë sërish pas 48 orësh.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj në orën 10:00.

Ndryshe, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ia ka ndalur fjalën edhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami. Kjo e fundit ishte dalë në foltore që të tregoj se LDK-ja nuk propozon anëtar për komisionin për votim të fshehtë.

“Dola këtu për të thënë se mundesh me na thirrë çdo 48 orë dhe me propozu dikë”, ka thënë ai.

Por, Dehari e ka ftuar regjinë që deputetes së LDK-së të ia ndalë fjalën.

Share This