Nuk ka kohë për të humbur, Roma shkarkon Mourinhon: Duhen ndryshime!
Nuk ka më kohë për të humbur dhe pas disfatës së fundit ndaj Milanit në kampionat, drejtuesit e Romës vendosin të shkarkojnë Jose Mourinhon.
Tekniku portugez që e mori drejtimin e skuadrës në majin e vitit 2021 nuk do të jetë më në krye të verdhekuqve teksa lë skuadrën me dy finale europiane, një në Europa League (e humbi në Budapest përballë Sevillas) dhe një në Conference League.
Këtë të fundit e fitoi në Tiranë ndaj Feyenoord, duke i siguruar Romës një trofe pas shumë vitesh “thatësirë”.
Megjithatë, ky sezon nisi keq për luzitanin, me skuadrën që humbi shumë terren me vendin e katërt në kampionat dhe u eliminua në Kupën e Italisë ndaj Lazios.
Këto rezultate, e detyruan pronarin Friedkin të marrë vendimin ekstrem për të ndarë rrugët me Mourinhon teksa amerikani theksoi se duheshin ndryshime për të rikthyer sërish skuadrën në “shinat e duhura”.