“Nuk ka garanci për familjen e tij”, Di Maria nuk kthehet te skuadra ku u rrit

“Nuk ka garanci për familjen e tij”, Di Maria nuk kthehet te skuadra ku u rrit

Ka përfunduar një pjesë e telenovelës Di María.

Presidenti i Rosario Central, Gonzalo Belloso, konfirmoi se lojtari argjentinas nuk do të kthehet në klubin ku u formua.

“Të shtunën pasdite, ne folëm me të dhe ai më tha se nuk do të kthehej tani, sepse ndien se nuk ka garanci për të dhe familjen e tij.

“Ai na tha se do të merrte një vendim në fund të Copa Américas dhe kjo na lëndon, sepse ne donim që ai të kthehej, por unë nuk do të bëj një gjykim për arsyet e tij, sepse është një gjë shumë personale”, tha president i Rosario Central për radio stacionin argjentinas Radio 2.

“Kthimi i Di Marías ishte një ëndërr për të gjithë ne, madje edhe për mua, dhe filloi shumë kohë përpara se të bëhesha president i Central. Gjatë vitit të fundit, mundësia që ai të vijë këtu është rritur shumë. Besojmë se jemi në një moment shumë të mirë për ta mirëpritur. Kemi një skuadër të fortë, me një trajner të mirë dhe një strukturë solide”, shtoi ai.

Me rënien e pistës Rosario Central, e vetmja gjë që mungon është konfirmimi zyrtar se Di María do të vazhdojë të jetë lojtar i Benficas. /SS/

Share This