Nuk ka fitues në derbin e “shqiptarëve”, Ramadani-Bajrami shfaqen në top-formë
Lecce-Sassuolo ndajnë pikët në takimin e javës së tetë të Serie A, duke bërë që derbi i “shqiptarëve” të mbyllet në “paqe”.
Ky takim u mbyll me rezultatin 1-1, me golin e parë që e gjetën miqtë në minutën e 22’ me Berardin, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë në nisje të fraksionit të dytë vendasit barazuan me Krstovic në minutën e 48’.
Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani që e nisin ndeshjen me Leccen nga minuta e parë dhe Nedim Bajrami që u aktivizua nga Sassuolo në minutën e 64’ u shfaqën në top-formë.
Pas javës së shtatë të Serie A, Lecce renditet në vend të shtatë me 12 pikë, teksa Sassuolo renditet në vend të nëntë me dhjetë pikë.