Nuk ka fitues e as gola në “Velodrome”, Marseille-Lille, performancë e lartë e Zhegrovës
Marseille-Lille ndajnë pikët në takimin e javës së 11-të të Ligue 1, që u mbyll me rezultatin 0-0.
Sfida ishte shumë e vakët, me të dyja skuadrat që nuk u shfaqën mjaftueshëm kërkuese.
Formë të mirë në këtë përballje tregoi sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Zhegrova, pavarësisht që nuk mundi të gjente rrugën drejt rrjetës.
Në fund gjithçka u mbyll me porta të paprekura, me Marseille që pas javës së 11-të renditet në vend të tetë me 13-të pikë, teksa Lille renditet në vend të katërt me 19-të pikë.