“Nuk i pasojnë topin”, te Man.United shpërfillin Hojlund, lojtarët “tradhtojnë” Ten Hag

“Nuk i pasojnë topin”, te Man.United shpërfillin Hojlund, lojtarët “tradhtojnë” Ten Hag

Man.United po përjeton një sezon kaotik në çdo aspekt, por situata është më e rëndë se sa shihet, të paktën nëse i referohemi Manchester Evening News.

Sipas asaj që shkruhet, shumë lojtarë të Man.United nuk janë të bindur në cilësitë e Rasmus Hojlund, për këtë arsye nuk e shërbejnë në metrat e fundit, por kërkojnë zgjidhje alternative.

Një anëtar i stafit të “djajve të kuq” i ka rrëfyer një miku të tij se të shumë janë lojtarët që nuk besojnë te sulmuesi norvegjez.

Në fakt, edhe me sy të lirë, është parë shpesh që Rashford dhe Hojlund nuk lidhen ndërmjet tyre.

Share This