Nuk i ka punët mirë
Fati i Tuchel është vulosur dhe nuk duhej humbja në Olimpico, pas disfatës që mori ndaj Leverkusen në Bundesliga, për ta kuptuar këtë.
Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në gjendje të qëndrojë deri në fund të sezonit apo nëse do të shkarkohet së shpejti.
Drejtuesit e Bayernit, menjëherë pas disfatës në Romë, e konfirmuan dhe e mbrojtën atë, duke tentuar të forcojnë pozicionin e tij, por tensionet dhe paqartësitë mbeten.
Zërat në lidhje me pasardhësin e tij vazhdojnë të shtohen në Gjermani.
Për një ndryshim të menjëhershëm janë përmendur edhe tre emra. Flick, ish-trajner i Bayern dhe ish-trajneri i kombëtares gjermane, është kandidati më autoritar. Mourinho, i shkarkuar nga Roma, do të rikthehej menjëherë në aksion.
Antonio Conte ka qenë gjithashtu i lidhur me stolin bavarez. Klopp, që do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, do të ishte ëndrra e shumë gjermanëve.
Realisht, drejtuesit e Bayernit, në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League, kanë kontaktuar me Zinedine Zidane. Francezi, jashtë fushës që nga viti 2021, do të ishte zgjedhja e parë për të pasuar Tuchel në verë. Nuk është e qartë nëse ai do ta pranonte detyrën menjëherë.
Ish-trajneri i Real Madridit (tre Champions League dhe dy Botërore për Klube me skuadrën spanjolle) dhe drejtuesit e klubit gjerman po flasin.
Sot, Zizou është emri i parë në mendimet e Bayernit.