Nuk fiton Bayern, shtyhet festa

Nuk fiton Bayern, shtyhet festa

Bayern Munich duhet të presë të paktën edhe xhiron e ardhshme për të siguruar matematikisht titullin e kampionit në Gjermani.

‘Bavarezët’ barazuan 3-3 në udhëtim tek Leipzig, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit gjermna.

Përballja mes Leipzig dhe Bayern, ka prodhuar një superndeshje me gjashtë gola të shënuara.

Skuadra nikoqire bëri lojë më të mirë në pjesën e parë duke shënuar dy gola përmes Sesko (11’) dhe Klosterman (39’).

Në pjesëlojën e dytë, skuadra nga Munich u rikthye në lojë duke barazuar shifrat në 2-2, falë golit të Dier (62’) dhe Olise (63’).

Bayern nuk u ndal me kaq pasi kalojë në epërsi prej 3-2, me golin e Sane (83’), derisa një pikë Leipzig ia siguroi Poulsen (90+4’).

Pas këtij barazimi, Bayern tani ka 76 pikë, nëntë më shumë së Leverkusen.

Share This