Nuk është në planet e Xavit, Alonso drejt Atletico Madridit

Nuk është në planet e Xavit, Alonso drejt Atletico Madridit

E ardhmja e Marcos Alonso-s raportohet se do të jetë larg Barcelonës.

Spanjolli duket se nuk është në planet e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Alonos këtë sezon të garave, ka pasur shumë pak minuta në skuadrën e Xavit.

Sipas medieve spanjolle, 32-vjeçari ka përfunduar jashtë projektit të teknikut katalonas, megjithatë, lojtari nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, siç raportohet, në verën që vjen Alonso do të bëhet me klub të ri.

E ardhmja e spanjollit thuhet se sërish do të jetë La Liga. Një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij është Atletico Madrid.

Ndryshe, Alonso është duke u monitoruar edhe nga tri klubet e njohura angleze, Chelsea, Sunderland dhe Bolton.

 

Share This