“Nuk e meritonim humbjen”, Zyba: E ardhmja? Të presim fundin e këtij cikli
Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba theksoi se nuk e merituan humbjen ndaj Dinamo Zagrebi-t në takimin e fundit të fazës së grupeve të Conference League.
Duke folur për “SuperSport” Zyba foli edhe për të ardhmen, ndërsa u shpreh se për momentin deri kur t’i përfundojë kontrata mendon vetëm për Ballkanin.
Humbja ndaj Dinamo Zagrebit: “Më dhimbset shumë ndeshja sepse nuk e merituam humbjen, ishim të barabartë deri në minutën e 70’, por ai gol na bëri shumë dëm. Ndonjëherë gjërat dihen sepse kundërshtari i ka kushtet shumë më lartë dhe kontigjentin më të madh. Ne jemi shumë të lumtur që kemi bërë historinë në futbollin e Kosovës dhe shpresojmë që çdo vit të kemi rritje.”
Rritja personale dhe një largim i mundshëm nga Ballkani: “Ne punojmë çdo ditë dhe kemi një ëndërr dhe për atë jemi këtu, patjetër që e kam pritur rritjen, por falenderoj edhe trajnerin klubin edhe shokët. Sa për largimin duhet të presim të mbarojë ky cikël deri në dhjetor me Ballkanin dhe më pas kjo gjë varet nga presidenti dhe trajneri.”