“Nuk e kemi me nxitim”, Ancelotti zbulon gjendjen e Guler
Arda Guler u transferua në verë nga Fenerbahce te Real Madrid për shifrën e 20 milionë eurove.
Një hap i madh ky për 18-vjeçarin turk me drejtuesit madrilen që besojnë se fantazisti i ka cilësitë e duhura për t’u shndërruar në një lojtar të madh.
Eksperienca e deritanishme e Guler me madrilenët ka qenë shumë e pafat pasi ai ende nuk ka debutuar me “Los Blancos” për shkak të disa problemeve radhazi.
Megjithatë, para sfidës me Mallorcan në La Liga, trajneri Carlo Ancelotti zbuloi se turku është shumë pranë rikthimit.
“Arda Guler është rikthyer në stërvitje dhe po i afrohet nivelit të tij më të mirë. Por, nuk kam ndërmend ta përshpejtoj rikthimin e tij në fushë, ai do të ketë të gjithë kohën në dispozicion për të luajtur shumë ndeshje me Realin e Madridit.
Nëse e shoh të arsyeshme dhe nëse mundem, atëherë mund t’i dhuroj Guler disa minuta në ndeshjen me Mallorcan. Ne të gjithë vazhdojmë të mendojmë se potenciali i tij është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ancelotti.