“Nuk e dua Turqinë në grup”, Gundogan përcakton favoritët e Euro 2024: Për mua janë Franca, Spanja e Portugalia

“Nuk e dua Turqinë në grup”, Gundogan përcakton favoritët e Euro 2024: Për mua janë Franca, Spanja e Portugalia

Pasi arriti të fitonte “tripletën” me “qytetarët” e Manchester City, “arkitekti” gjerman i mesfushës, Ilkay Gundogan kaloi te “katalansit” e Barcelona, ku deri më tani ka zhvilluar plot 17 përballje, mes kampionatit dhe UEFA Champions League, ku ka arritur të shënojë 1 gol, si dhe të asistojë plot 5 të tjerë.

Këtë të premte, kapiteni i ri i Kombëtares gjermane ka dhënë mendimin e tij në lidhje me favoritët për të triumfuar në Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani, ku i vetmi kundërshtar që nuk do të përballet është Turqia.

“Franca është ndër skuadrat që unë i konsideroj favorite për fitimin e Evropianit. Më pas zgjedh Anglinë, skuadër që po zhvillon një futboll të shkëlqyer. Pas tyre vjen Portugalia, por nuk duhet të harrojmë që në garë jemi edhe ne (Gjermania) dhe Spanja. Shpresoj që mes favoriteve të jetë edhe Turqia. Do të gëzohesha shumë. Përveç Gjermanisë, skuadra që unë mbështes është padyshim Turqia. Shpresoj që të mos jem në një grup me ta”,- u shpreh mesfushori me origjinë turke

Share This