“Nuk e braktis Bayernin”, refuzon 65 mln € në sezon nga Arabia
Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite.
Shtypi gjerman shkruan se sulmuesi i majtë francez u ka thënë “jo” dy propozimeve nga futbolli saudit.
Konkretisht dy kontratave 3-vjeçare. Njëra nga e cila do të përfitonte 45 mln euro dhe tjetra plot 65 mln euro pagë sezonale!
Gjithsesi, 27-vjeçari nuk është menduar gjatë dhe ka refuzuar propozimet e sheikëve. Pasi preferon të jetë pjesë e Bayernit dhe të luftojë për të fituar përsëri Champions League.
Trofe që e shijoi si protagonist në vitin 2020. Pasi goli i tij i dhuroi Bayernit fitoren 1-0 ndaj PSG-së dhe trofeun e madh.
Coman luan me rekordmenët e futbollit gjerman prej vitit 2015. Në janarin e vitit të kaluar rinovoi për herë të fundit deri në verën e vitit 2027 me bavarezët.