“Nuk doja lule”, Tuchel “thumbon” Bayern, tani Flick dhe një italian mbeten në pritje
Për herë të pas 12 vitesh, Bayern Munich mbylli një sezon pa trofe, por tani është koha për të parë përpara, për të programuar të ardhmen.
Bouna Sarr dhe Eric Maxim Choupo-Moring janë dy të larguarit e parë. Klubi u kujdes t’i bënte nderimet e duhura dy lojtarëve, por e njëjta gjë nuk ndodhi me trajnerin Thomas Tuchel, pavarësisht se ndaj Wolfzburg ishte ndeshja e fundit në shtëpi.
Zëdhënësi për shtyp i klubit u kujdes të sqaronte se për Tuchel nuk u zhvilluan përshëndetjet e rastit pasi sezoni nuk ka mbaruar ende dhe Bayern kërkon të ruajë vendin e dytë në Bundesligë.
Nuk mund të mungonte dhe një thumbim nga ana e Thomas Thucel:
“Nuk ishin të nevojshme një tufë me lule në shenjë mirënjohje për zgjidhin e kontratës përpara kohe. Sigurisht, nuk mund të jem i kënaqur në aspektin personal. Kisha firmos një kontratë me Bayern Munich për të fituar tituj, por nuk kishin uri mjaftueshëm. Kjo nuk varej vetëm nga unë”, u shpreh Tuchel.
Ky nuk është dhe nuk ka qenë një moment i lehtë për Tuchel pasi drejtuesit e Bayern Munich prej kohësh po punojë për pasuesin e tij, pavarësisht se ishte ende në garë, të paktën në Champions League. Pasi ranë me radhë shumë objektivë, për momentin, sipas mediave gjermane, rrethi është ngushtuar vetëm në dy emra, Hansi Flick dhe Roberto De Zebri.
Ish trajneri i tyre, fituesi i Chanpions League, Hansi Flick është kandidati favorit.