‘Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e shtetit’

‘Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e shtetit’

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar në “Facebook” se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e shtetit.

Reagimi i saj ka ardhur pasi presidentja Vjosa Osmani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Me arsyen se Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm FANSAT e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale. Tani edhe Presidentja e ktheu në rishqyrtim këtë ligj. Mirë”, ka shkruar deputetja Musliu.

Share This