“Nuk do të gëzoj ata që duan të shkatërrojnë Barcelonën”, Laporta: Humbjet kanë pasoja
Barcelona vendosi të vazhdojë me trajner Xavi Hernandez edhe për sezonin e ardhshëm.
Presidenti, Joan Laporta ia doli të bindte Xavin të qëndronte pavarësisht se ky i fundit në janar, deklaroi largimin nga klubi në fundin e sezonit aktual.
Megjithatë, numri një i bluagranave theksoi se Xavi është personi i duhur për të çuar përpara projektin ndërsa theksoi se humbjet dhe disfatat sigurisht që do të sjellin disa ndryshime në skuadër për sezonin e ardhshëm.
“Humbja ka pasoja dhe do të ketë ndryshime. Pavarësisht se nuk janë arritur objektivat, ka gjëra pozitive. Ka lojtarë të rinj që kanë hyrë në ekipin e parë. Projekti është i paprekur në besim dhe entuziazëm. Do të ketë disa rregullime.
Unë ruaj konsistencën. Nuk do t’u jap kënaqësi atyre që duan të “hedhin në erë” gjithçka dhe të shkatërrojnë Barcelonën. E aq më tepër në një projekt që emocionon tifozët e Barcelonës. Ne ecim përpara me një ndjenjë përgjegjësie”, u shpreh Laporta.