Nuk bën pjesë në planet e Guardiolës, konkurrencë e fortë për mesfushorin
Mesfushori anglez Kalvin Phillips nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, që e ka aktivizuar me pikatore këtë sezon, prandaj largimi i tij nga Manchester City gjatë merkatos së janarit është thuajse i sigurt.
28-vjeçari pëlqehet nga disa skuadra në Angli, por edhe në Spanjë dhe në Itali kanë shfaqur interes për të. Është zbehur disi interesimi i Juventusit, por ndërkohë janë rritur kuotat për një transferim të mundshëm te Barcelona.
Lojtari pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i klubit blaugrana Deco, që kërkon ti bëjë një dhuratë teknikut Xavi.
West Ham dhe Newcastle janë dy klubet që synojnë të mbajnë në Premier Ligë Kalvin Phillips.
Konkurrenca është e madhe, por tashmë i takon mesfushorit të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.