Nottinghami në qiellin e shtatë, arrin fitore të madhe ndaj Brightonit
Nottingham Forest ishte nikoqir i Brightonit në xhiron e 24-të të Premierligës.
Të besuarit e Nuno Espirito Santo arritën një fitore të madhe, duke mposhtur Brightonin me rezultat prej 7-0.
Serinë e golave në “City Ground Stadium” e hapi Leëis Dunk me një autogol në minutën e 12-të të takimit, derisa Morgan Gibbs-White e dyshoi epërsinë në minutën e 25-të.
Tre golat e radhës për Nottinghamin i shënoi Chris Wood, i cili realizoi në minutat 32’, 64’ dhe 69’.
Neco Williams dhe Jota Silva ia dhanë “shqelmin” e fundit Brightonit, për rezultatin final të takimit prej 7-0, raporton GE.
Me këtë fitore, Nottinghami shkon në 47 pikë, duke mbajtur vendin e tretë, me pikë të njëjta si Arsenali në vendin e dytë.
Vendi i parë i përket Liverpoolit me 53 pikë.