Nottingham Forest rikthehet te fitorja, Aston Villa “bie” në transfertë
Nottingham Forest mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0, Aston Villan.
Vendasit shënuan nga një gol për pjesë tesa sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e pestë me anë të Ola Ainës.
Ish-lojtari i Torinos shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje preçize nga distanca duke mposhtur portierin Emiliano Martinez. Nottingham e nisi me gol edhe fraksionin e dytë, teksa shënuan në të 47-tën.
Këtë herë patën fatin me vete duke qenë se goditja e Mangala nuk e prit në mënyrën e duhur nga Martinez dhe përfundoi duke e kaluar vijën fatale.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Nottingham u rikthye te fitorja pas katër ndeshjesh duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve në vend të 12. Ndërkohë, Aston Villa mbetet e pesta me 22 pikë. /SS/