Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave
Pas Akil Gjakovës e Dardan Cenës, edhe Nora Gjakova e ka nisur me fitore Evropianin e Xhudos në Prishtinë.
Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë u ballafaqua me finlandezen, Pihla Matikainen, raporton KP.
Pasi e dominoi luftën nga fillimi deri në fund, Gjakova me meritë mori fitoren dhe u plasua në mesin e tetë më të mirave të këtij kampionati.