Njihuni me sportistin që ka tre fëmijë me tri gra të ndryshme në pesë muaj dhe asnjëra për tyre nuk është gruaja e tij!
Ylli i Miami Dolphins në NFL, Tyreek Hill e gjeti veten në qendër të vëmendjes së mediave botërore, pasi në pesë muaj ai pati fëmijë me tre gra të ndryshme – dhe asnjëra prej tyre nuk është gruaja e tij.
Hill ka marrë padi për atësinë nga dy gra të ndryshme, të cilat pretendojnë se fëmijët e lindur në shkurt dhe maj janë të tijtë dhe kërkojnë rritje të mbështetjes së fëmijëve prej tij.
Një grua e tretë gjithashtu tha për Daily Mail se djali i saj, i lindur në mars, është Hilov, përcjell lajmi.
Hill ka edhe tre fëmijë nga lidhja e tij e mëparshme me të fejuarën Krystal Espinal, ndërsa muajin e kaluar u martua me partneren Kita Vaccaro në Teksas.
Camille Valmon pretendon se djali i saj ka lindur më 12 mars të këtij viti dhe se ai është i Hillit dhe ajo e ka emëruar sipas babait të tij – Tyreek D’Sean Hill Jr.
“Nuk mund të flas për asgjë tjetër që ndodh jashtë marrëdhënies sonë prindërore, sepse thjesht nuk është puna ime. Por ajo që mund të them është se ai është një baba i madh jo vetëm për djalin tonë, por për të gjithë fëmijët e tij” – tha ajo.
Brittany Luckner, 30 vjeç, ishte e para nga dy “nënat” e reja të Hill që doli përpara, duke pretenduar në janar se ata kishin pasur marrëdhënie seksuale vitin e kaluar.
Ajo lindi Soul Corazon Hill në shkurt dhe tha se një test i atësisë prenatale kishte vërtetuar tashmë se Hill ishte babai “me një probabilitet më të madh se 99.9 për qind”.
Hill ofroi vullnetarisht të paguante 2500 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, një shumë që ajo e përshkroi si “mjerisht të papërshtatshme” duke pasur parasysh pagën e tij.