Njeriu i momentit te Legia, Muçin e “pagëzojnë” si… brazilian
Talenti shqiptar, Ernest Muçi është padyshim njeriu i momentit te Legia e Varshës, teksa realizoi dopietë ndaj Aston Vilës, në triumfin 3-2 që skuadra polake arriti në Ligën e Konferencës.
Falë formës fantastike që po kalon, 22-vjeçari ka fituar dashurinë e tifozëve të shumtë të Legias.
Menjëherë pas ndeshjes kundër Aston Villës, tifozët e Legias kanë thirrur në kor emrin e Ernest Mucit.
Ndërkohë në një video të postuar edhe në faqen zyrtare të ekipit polak që i ndryshon mbiemrin dhe shtetësinë Ernestit, duke e “pagëzuar” si brazilian: “Mucinho”.