“Një tjetër gjeni, ai do të bëhet legjendë”, Luis de la Fuente lavdëron Nico Williamsin

“Një tjetër gjeni, ai do të bëhet legjendë”, Luis de la Fuente lavdëron Nico Williamsin

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, e ka lavdëruar Nico Williams mes raportimeve në rritje se sulmuesi anësor është afër t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Williams pritet që të largohet nga Athletic Bilbao këtë verë pasi ka rënë dakord për kushtet personale me Barcelonën.

Skuadra katalunase tani po punon për të gjetur një mënyrë për të paguar klauzolën e lirimit prej 62 milionë eurosh.

Një pyetje rreth këtij transferimi ia kanë bërë edhe trajneri të Spanjës, De La Fuente, i cili ka vendosur ta lavdëroj yllin e Bilbaos.

“Një tjetër gjeni. Do të shohim çfarë ndodh, është çështje futbolli. Por Nico është një tjetër lojtar që do të bëjë histori dhe do të bëhet legjendë”, ka thënë fillimisht De La Fuente.

“Jemi krenarë që kemi lojtarë kaq të rinj dhe të mirë. Ata gjithashtu na japin shumë gëzim dhe u uroj gjithë fatin, si personalisht ashtu edhe profesionalisht”, përfundoi trajneri i Spanjës. /Telegrafi

Share This