Një tjetër emër i madh për “Blaugranat”, Barça kërkon teknikun italian

Një tjetër emër i madh për “Blaugranat”, Barça kërkon teknikun italian

Vetëm pak javë më parë, tekniku spanjoll, Xavi Hernandez deklaroi se në fundin e këtij sezoni do t’i japë fund “aventurës” së tij te “Katalanasit” e Barcelona dhe këta të fundit, me në krye Drejtorin Sportiv, Deca janë hedhur në sulm, për të gjetur “pasardhësin” e “legjendës” së mesfushës, në stolin e “Blaugranave”.

Në listën e spanjollëve janë disa emra, mirëpo një prej tyre gjendet në pozita më të favorshme për t’iu besuar drejtimi i 5 herë kampionëve të UEFA Champions League.

Bëhet fjalë për italianin Roberto De Zerbi, me këtë të fundit që po zhvillon një punë mbresëlënëe me “Pulëbardhat” e Brighton në Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, në Katalonjë kanë mbërritur agjentët e De Zerbi teksa ky i fundit preferohet për shkak të lojës tërheqëse që aplikon, ashtu siç është në fakt edhe vetë stili i Barça-s.

Sa i përket kontratës, De Zerbi pritet të qëndrojë te Brighton, deri në vitin 2026, por nëse mundësia për të kaluar te Barcelona bëhet reale, atëherë anglezët nuk do të ishin një problem.

Share This