Një shqiponjë fluturon mbi “Los Carmenes”, Myrto Uzuni shënon dopietë në La Liga
Një shqiponjë fluturon mbi “Los Carmenes”, Myrto Uzuni ka arritur të shënojë një dopietë në këtë javë të 28-të të La Liga-s, ndërsa skuadra e tij, Granada u mposht në shtëpi nga Real Sociedad me rezultatin 3-2.
Sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë në minutën e 21-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Sociedad reagoi me anë të Sadiq në minutën e 33-të duke barazuar shifrat.
Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, në skenë është ngjitur edhe njëherë Uzuni, që ka kaluar të tijtë në avantazh duke kompletuar kështu dopietën personale.
Sociedad në 10 minutat e fundit ka përmbysur gjithçka duke shënuar me Le Normand 80’ dhe Silva 85’, duke siguruar fitoren 3-2. Granada mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë, ndërsa Sociedad në vendin e 6-të me 43 pikë.