Një portugez rikthen Bayernin te fitorja, kampionët -4 larg kreut

Një portugez rikthen Bayernin te fitorja, kampionët -4 larg kreut

Bayern Munich rikthehet te fitorja në Bundesliga. Kampionët e Gjermanisë mposhtën 1-0 Unionin e Berlinit në ndeshjen e prapambetur.

Portugezi Raphaël Guerreiro realizoi golin e fitores vetëm 30 sekonda pasi kishte nisur pjesa e dytë. Ky është goli i dytë sezonal në kampionat për 30-vjeçarin e korsisë së majtë.

Më pas realizoi edhe Harry Kane (55’), por goli i anglezit u analua nga VAR-i. 16 minuta përpara fundit ndodhi përplasja mes trajnerit të Unionit dhe Leroy Sane.

Nenad Bjelica nuk e kuseu përdorimin e duarve ndaj lojtarit të Bayernit, veprim për të cilin trajneri kroat u ndëshkua me karton të kuq.

Në fund 1-0 për skuadrën e Thomas Tuchel, që reagoi pas humbjes shtëpiake me Werder Bremenin.

Bayerni është ngjitur në kuotën e 44 pikëve, katër më pak se kryesuesit e Bayer Leverkusenit.

Share This